
Jo vetëm Kategoria Superiore, në fushë ditën e sotme kanë zbritur edhe skuadrat e Kategorisë së Parë. Pas lejes së qeverisë shqiptare, Egnatia ka zhvilluar ditën e sotme stërviten e parë pas ndalimit të kampionatit prej dy muajsh për shkak të pandemisë së Covid-19.
Drejtuesit e klubit pasi dezifektuan ambientet e stadiumit, dhomat e zhveshjes bën gati që të repsektohet të gjitha rregullat e vendosura nga protokolli i FSHF-së.
Pasditen e sotme është zhvilluar seanca e parë stërvitore dhe grupi i lojtarëve ka qenë i plotë duke mos pasur asnjë mungesë.
Postimi i Egnatias:
Egnatia është rikthyer në fushën e blertë pas një mungese prej gati 2 muajsh. Ka nisur sot seancen e pare stërvitore nën drejtim e trajnerit Artan Bano në stadiumin “ Hasan Zyla” .
Duke zbatuar çdo mase te dhënë nga FSHF, ekipi i është nënshtuar disa kontrolleve fizike nga dy doktorrët e skuadrës Dr Gezim Bidaj dhe fizeoterapisti Fisnik Manushi. Situata është optimale dhe djemtë janë gati për ngarkesën e madhe që i pret në ditët në vazhdim.
Ekipi tashmë është plotesisht i kompletuar, pasi dhe qendërmbrojtesi Elis Doksani që shihej si një mungesë ,është rikuperuar plotesisht.