
Boca Juniors nuk u dorëzau së ëndërruari që Edinson Cavani do të vishet me ngjyrat blu-artë këtë sezon. “La Bombonera” mezi pret të shpërthejë në festë për sulmuesin. Uruguaian vazhdon të jetë në kërkim të një aventure të re.
“Matadori” 35 vjeçar është vënë në dijeni për të gjitha detajet e kontratës nga Boca. Paga, klauzolat dhe çmimet për bonuset tashmë janë në tavolinën e Cavanit. Propozimi për të kaluar në Argjentinë nuk ishte një prioritet i lartë sepse sapo u largua nga Manchester United.
Dëshira e sulmuesit ishtë e qartë, të vazhdojë të luajë në një nga ligat kryesore në Evropë për të arritur “Kupën e Botës Katar 2022” me “La Celeste” në formën më të mirë. Çdo minutë që kalon për tifozët e Bocës është një çmenduri, pritja e sulmuesit duket sikur nuk ka fund.