
Interi është në kërkim të një zëvendësuesi për Romelu Lukaku dhe objektivat për fazën offensive janë shpalosur që në merkaton e janarit. Klubi zikaltër interesohet për dy sulmuesit në Premier League, si Giroud apo dhe Martial, por ky I fundit ka më pak shanse të largohet nga Manchester United.
Në këtë mënyrë zikaltërit janë fokusuar tek Olivier Giroud I cili tashmë dëshiron të luajë tek një klub që do të marrë pjesë në Champions League dhe në këtë mënyrë të ketë shanse për tu thirrur në Europianin që do të zhvillohet në 2021. Inter mund ta marrë me parametra zero Giroud dhe është duke u bërë gati kontrata dy vjeçare.
Poll