Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kompleksi i ri dhe Ilir DAJA, Olsi RAMA zbulon zhvillimet: Ka ardhur tapeti, me trajnerin deri në fund... Tifozët? Kanë të drejtë, por shohin më shumë "Përputhen" dhe "Big Brother"

Shkruar nga NEWSPORT
Kompleksi i ri dhe Ilir DAJA, Olsi RAMA zbulon zhvillimet: Ka ardhur tapeti, me

Kompleksi i ri i Partizanit që ka nisur prej kohësh të ndërtohet, ende s'ka përfunduar. Për këtë ka folur drejtori i përgjithshëm i të kuqve, i cili në emisionin "Skaner" tregoi se ka mbërritur tapeti. Ai zbuloi se priten që të pushojnë shirat, në mënyrë që të fillojë shtrimi i tij. Sipas Ramës, në janar të kuqtë me gjasë do të luajnë në shtëpinë e tyre.

Ilir Daja ka qenë një nga më të përfolurit në kampin e kuq, megjithatë të gjithë i kanë dhënë besim teknik kryeqytetas. A do ta mbyllë Partizani sezonin me të? Edhe për këtë ka një përgjigje.

Kompleksi? Ka ardhur dhe tapeti. Gjithë situata është që në momentin nuk pengojnë shirat, në rifillimin e kampionatit do të luajmë në stadiumin tonë.

Ilir Daja? Mendoj se është e drejtë që e kemi mbajtur Dajën, pavarësisht rezultateve. E kemi marrë për një planifikim më të gjatë. Është bërë gabim në kampionatin e kaluar, ndoshta duhej të kisha vënë veton për disa gjëra. Jam i bindur që skuadra do t'i përgjigjet. Partizani duhej të reagonte si një klub i madh dhe ne e bëmë. Është detyra e drejtorit dhe e presidentit më pas. Kemi folur shumë me njëri-tjetrin. Jemi të bindur që gjërat do të shkojnë për mirë. Kemi marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Qëndron një barazim me Laçin me atë lojë. Do të doja që ndeshja me Skënderbeun të ishte më e dominuar nga ana jonë. Ekipi bëri disa hapa pas për karakterin. Doja të shkonim në Shkodër me moral më të lartë. Fitoret e vuajtura kanë shijet e tyre. Me këmbët në tokë, pa asnjë lloj euforie për të thënë tonë. Çdo ekip i Superiores është një kundërshtar i yni në fushën sportive. Kemi bërë një plan. I urojmë shëndet që të ketë mundësi dhe energji që të drejtojë skuadrën deri në fund. Dua të ketë të gjitha gjërat, çdo gjë varet vetëm nga Daja.

Dorëheqja? Janë reflektimet që çdo njeri i bën në punën e vet. S'ka lidhje me asnjë, por me çështjen e mbarëvajtjes së punës në përgjithësi. Jam drejtor i Partizanit dhe në momente të caktuara më duhet të mbaj qëndrime. Jam person që mundohem të arsyetoj sa më shumë. Kur shikon se si lojtarët stërviten dhe kanë stresin e ditës së ndeshjes dhe pastaj s'marrin atë që duan në fushë, pastaj edhe ti duhet të marrësh përsipër përgjegjësitë.

Tifozët? Ata me të drejtë kërkojnë që skuadra të jetë atje ku duhet. Në momente të caktuara edhe ata kanë të drejtë të kenë pretendime. Ne jemi aty për të luajtur futboll dhe duam t'i bëjmë të lumtur. S'po shohim tifozë në shkallët e stadiumit ashtu siç duhet të jenë. Nuk e di se çfarë ngjarjesh të tjera ka veç Përputhen dhe Big Brother, që s'mund të vijnë në stadium. Emocionet janë në stadium, komoditeti ekziston, për mua është luks që s'e kemi pasur më parë. Tani s'po dijmë si ta shfrytëzojmë. Një ndeshje e shijuar live nuk ka çmim. Unë uroj që të kthehen sa më parë.


Derbi? E kanë kuptuar gabim shprehjen time. Diferenca me Tiranën është 9 pikë. E kanë nxjerrë nga konteksti. Derbi është në javën e gjashtë. Jemi 9 pikë pas Tiranës dhe në këtë sezon luajmë 3 ndeshje me ta, pra 9 pikë", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga