Shqipëria U-17 do të nisë sot Eliminatoret e Kampionatit Europian. Sipas njoftimit të publikuar pak çaste më parë në faqen zyrtare të FSHF-së në internet mësohet se skuadra e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç ka mbërritur që dje në mesditë të Itali dhe është akomoduar në “Grand Hotel Gallia” zona e Milano Marittima Ravena.
Sot, Kombëtarja kuqezi U-17 do të luajë kundër Italisë në orën 15:00.
Në të njëjtin grup me Shqipërinë dhe Italinë janë edhe Serbia U-17 dhe Maqedonia U-17, pikërisht ish-kundërshtari i Kombëtares së madhe në Eliminatoret e fundit të Europianit "Francë 2016" dhe skuadra të cilën të besuarit e trajnerit De Biazi e kanë në grup në Kualifikueset e Botërorit "Rusi 2018".
Kalendari i ndeshjeve:
26 tetor
Ora 11.00 Serbi – Maqedoni Stadiumi “Bruno Buçi”
Ora 15.00 Shqipëri- Itali Stadiumi “Bruno Benelli”
28 tetor
Ora 11.00 Serbi – Shqipëri Stadiumi “Bruno Buçi”
Ora 14,45 Itali - Maqedoni Stadiumi “Bruno Benelli”
31 tetor
Ora 15.00 Itali – Serbi Stadiumi “Bruno Benelli”
Ora 15.00 Maqedoni - Shqipëri Stadiumi “Tullo Morgagni”