Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja shqiptare në "festë", debuton edhe një shqiptar tjetër në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare në "festë", debuton edhe një

Kombëtarja A apo dhe ajo e Shpresave, duhet të jenë shumë të kënaqura, pasi edhe një lojtar tjetër shqiptar ka debutuar ditën e djeshme në Itali. Ishte pikërisht Marash Kumbulla, 18-vjeçari, i cili luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin e Veronës.

Pritja e tij e gjatë me 17 ndeshje mori fund, pasi ai u fut në fushën e lojës në minutën e 74-të, kur rezultati ishte 2-0 për ekipin e tij ndaj skuadrës së Cittadelës. Kumbulla ka qenë, pjesë e Kombëtares Shpresa dhe para këtij debutimi.

Verona momentalisht, drejtohet nga trajneri i shumënjohur Fabio Grosso. I njohur jo për karrierën e tij si teknik, por si lojtar që ka fituar Kupën e Botës.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga