
Kombëtraja shqiptare e femrave në futboll do të luaj sot në 18:45 me Portugalinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Grupin E, të vlefshme për Europianin 2022. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima do kërkojnë të mbyllin me kokën lart këtë fushatë, teksa ndodhen në vendin e 5 me gjashtë pikë pas shtatë dueleve të zhvilluara.
Pas fitores 4-0 me Qipron në "Loro Boriçi", vajzat tona do përballen me Portugalinë që kërkon vendin e parë. Vajzat luzitane kanë 13 pikë, po aq sa Finlanda. Ndeshja e parë zhvilluar në Shqipëri përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për Portugalinë.
Poll