
Të gjithë marrin hapa të gabuar ndonjëherë dhe kjo është diçka normale. Në një intervistë për RTK, trajneri Kosovar, Besnik Hasi ka pohuar se ulja në stolin e Legias në Poloni, ka qënë një gabim i madh. Gjithashtu, diçka u tha edhe për kontributin e mundshëm që mund të japë në Kosovë apo Shqipëri. Eksperienca te grekët e Olëmpacios nuk zgjati për faktin e vetëm të origjinës që mbart mbi supe 48 vjeçari. se Ai aktualisht drejton pankinën e Al Raed në Arabinë Saudite.
Al Raed - "Në fillim kur kam ardhur në skuadrën e Al Raed nuk kam pasur njohuri. Ky nuk është një klub si të tjerët ku kam punuar. Nuk është klub që ka fituar tituj, por është një klub me traditë që ka qenë vazhdimisht në kategorinë e parë. Në fillim nuk ka qenë i organizuar në mënyrë profesionale, por së bashku me presidentin e klubit kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në organizim. Në sezonin e parë e përfunduam kampionatin në pozitën e 8 në një ligë me 16 klube, me disa ndeshje shumë të bukura. Këtë vit kemi qenë vazhdimisht në vendin e 4-5, por pas dy humbjeve të fundit kemi rënë në vendin e 7-të, por jemi duke e bërë një punë shumë të mirë", ka theksuar Hasi në emisionin "Arena Sportive.Tani për herë të parë këtu në Arabi një president i klubit e ka të drejtën ta ushtrojë mandatin për 4 vjet dhe tashmë presidenti ynë e ka objektiv që ta ndërtojë klubin në atë nivel që të jetë në 5-6 vendet e para në kampionat.
Në momentin që presidenti erdhi me ofertë isha i papunë. Pata një bisedë në Turqi dhe ma shpjegoi klubin e tij. Më pas shikova shumë ndeshje të ekipit në video dhe u ula me stafin tim dhe me familjen dhe meqenëse kjo ishte oferta më konkrete të gjithë u pajtuam ta pranojmë. Edhe ana financiare ka qenë shumë më e mirë se sa në Evropë, ndonëse nuk kisha njohuri për klubin dhe as për mentalitetin atje e as se si funksiononte kampionati arab. Por në dy vitet e fundit është bërë shumë progres. Për herë të parë luhet më 16 klube dhe janë të lejuar 7 të huaj. Pra kualiteti është rritur shumë në dy vitet e fundit. Championsi i Azisë fitohet nga skuadrat e kampionatit të Arabisë dhe cilësia e këtij kampionati është më e forta në Azi. Është investuar shumë edhe nga vetë ministria e sportit për të transferuar futbollistë dhe trajnerë të huaj, derisa gjyqtarët e ndeshjeve janë të gjithë evropianë që ndajnë drejtësinë në Champions League, pasi federata ka marrëveshje me UEFA-n për t'i deleguar gjyqtarët më të mirë".
Fenerbahçe "Të vërteta ka shumë në këto histori, pasi tërë verën kur je në pushime ke kontakte me menaxherë të llojllojshëm. Kur je nën kontratë nuk ke të drejtë të bisedosh me klube tjera, por lontrata ime ka skaduar në maj dhe kam pasur kontakte për të ardhmen time. Në qershor më ka telefonuar një menaxher dhe më ka pyetur për stafin dhe për anën financiare. Por, që unë kam pasur kontakt me Fenerhahçcen nuk është e vërtetë. Emri im është përdorur nga disa klube gjatë kësaj vere dhe është e vërtetë që me disa klube kam kontaktuar, por fakti pse ende jam në Arabi qëndron se ajo se ose nuk ka qenë oferta konkrete ose projekti jo i qëlluar".
Eksperienca të gabuara "Legia ishte gabimi im më i madh profesional. Edhe pse e kam futur në Champions League. Prej largimit tim ata më nuk i shoh në garën elite. Po ta kisha emrin portugez do të isha ende në Olimpyakos, por ata nuk ma dhanë kohën e mjaftueshme për t'u treguar për shkak të prejardhjes sime".
Kontributi te Kosova ose Shqipëria "Dëshira ime është që popullit tim t'i ndihmoj në çdo mënyrë, ndoshta përvoja ime si trajner do t'i vije në pah edhe vendit tim. Gjithmonë jam i gatshëm për vendin, por futbolli është i vështirë sepse nganjëherë nuk përputhen gjërat. Kur vjen oferta mund të jesh në kontratë dhe nuk mund të vendosësh vetë por vendos ai që të paguan dhe me të cilin je nën kontratë'' - deklaron Hasi.