
Kohë rinovimesh te Lushnja. Skuadra lushnjare ka arritur të bind Ergys Alushin dhe Aldo Qoshkun për të qenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ri.
Që të dy lojtarët kanë pranuar ofertën e klubit dhe pritet që ditën e sotme të hedhin firmë mbi kontratë.
Alushi luan sezonin e tij të 7-të te Lushnja dhe është një pikë kyçe e formacionit, ndërsa Qoshku luan sezonin e tij të dytë. Tashmë skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka nisur nga puna për sezonin e ri e përveç merkatos po punohet edhe për rinovimet e lojtarëve titullarë.
Poll