
Interesimi i tifozërisë shkodrane për ndeshjen e rradhës, atë me Laçin që do të luhet të dielën në orën 14.00 në "Loro Boriçi", duket më i madh.
Vendosja e uljes së çmimit të biletave të tribunave C dhe D nga ana e drejtuesve të klubit apo dhe rëndësia e madhe e kësaj ndeshje, ka bërë që tifozët e Vllaznisë të shprehin më shumë interes këtë herë.
Kjo duket nga numri më i madh i biletave që janë shitur në dy ditët e fundit ndërkohë që sportelet ditën e nesërme do të jenë të hapura që në orën 09.00 të mëngjesit dhe kush dëshiron të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit për këtë sfidë, do të ketë mundësinë ta sigurojë biletën që herët.
Edhe futbollistët por edhe pjestarët e stafit teknik, i kanë kërkuar mbështetje tifozëve dhe të gjithë sëbashku dëshirojnë të arrijnë fitore në këtë takim ndaj laçianëve.