Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Klubi i Partizanit "thumbon" Tiranën: 20 vjet pa fitore, historia përsëritet

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Partizanit "thumbon" Tiranën: 20 vjet pa fitore, historia

Partizani nuk thyhet në derbi prej 9 ndeshjesh radhazi. Suksesi i fundit i bardhebluve daton më 7 shkurt 2014, ndërsa një ecuri e tillë ka frymëzuar klubin e kuq për të "thumbuar" rivalët e kryeqytetit në prag të sfidës së të dielës.

Në faqen zyrtare të klubit të Partizanit në Instagram është postuar së fundmi një foto ku tregohet një statistikë e vjetër e derbit mes të kuqve dhe bardhebluve. "20 vite i është dashur ekipit të Tiranës për të fituar ndeshjen e parë në derbi kundër Partizanit. Të kuqtë kishin 20 fitore resht, ndërsa barazimi i parë 0-0 ka ardhur në kampionatin e vitit 1957", lexohej në foton e postuar nga klubi i Partizanit në Instagram.

Ndërkohë që kjo foto shoqërohej me diçiturën: Thonë se historia përsëritet!

[gallery columns="1" size="full" ids="38309"]

                                                                                                           Fotoja e postuar ne faqen zyrtare te Partizanit ne Instagram 

Poll

Lexo gjithashtu