Klubi i Bylis ka dalë në një reagim për shtyp, ku sulmon të përditshmen sportive “Panorama Sport” për një artikull të botuar ditën e sotme, në lidhje me trajnerët e ndërruar përgjatë këtij sezoni. Mallakastriotët bënin me dije se i vetmi që ishte shkarkuar ishte Julian Ahmataj. Ndërkohë i bëhej thirrje drejtuesve të Panorama Sport, që të caktonin një korrospondent edhe në Ballsh në mënyrë që informacionet t’i kishin të sakta.
” FK BYLIS, ju ben me dije se:
Nuk kemi nderruar pese trajnere, por nuk eshte faji yne qe nuk keni korrespodente ne Ballsh dhe nuk doni te merrni informacione edhe pse jemi te disponueshme 24 ore per kedo!
I vetmi trajner i shkarkuar eshte Julian Ahmataj. Kurse Eqerem Memushi, duke qene se ka familjen jashte vendit dhe djalin i cili luan ne Itali dhe duke pasur nje mundesi te arte oferte nga Kombetarja U-15 kerkoi qe te vijonte punen me kuqezinjte. Artan Mergjyshi e dha vete doreheqjen, ne mirekuptim me klubin duke pare edhe mosecurine pozitive, ndersa braziliani Marselo Troisi ka qene eshte dhe do te jete Drejtor-Menaxher dhe vazhdon qe te jete afer skuadres sone!
Mariglen Kule eshte pjese e stafit, madje, do te jete edhe si i pare, edhe pse eshte i dypunesuar, paradite si mesues edulimi fizik! Nndersa Devolli ka qene prej vitesh mik i Bylisit dhe Mallakastres dhe eshte ofruar per ndihme! Madje, e kemi sqaruar edhe dje se do te jete si keshilltar dhe vetem pas ndeshjes finale do te vendoset mes paleve!
Sepse nuk ka trajnere qe te pranoje te drejtoje nje ekip per nje jave apo dy jave!!!!
Besoj se jeni te qarte!!!
ForcaBylis!!!”, shkruhej në reagimin e klubit të Bylisit në faqen zyrtare në facebook.