Klubi i Lushnjes me një postim në faqen zyrtare të tyre kanë akuzuar direkt Federatën Shqiptare të Futbollit sepse nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për klubin e tyre. Në postim e bërë hidhen dyshimet se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se në zgjedhjet për President të FSHF-së zyrtarët e klubit të Lushnjes votuan kandidatin Bashkim Fino dhe jo Armand Dukën. Ndër të tjera shtojnë se gjendja e terreneve dhe stadiumit është njësoj si në vitet e pas luftës së dytë botërore.
Postimi i plotë:
Fshf.org zero investime në Lushnjë që po vuan për një fushë me bar sintetik që minimalisht të bëjmë stërvitje dhe që në atë stadium që ju kontribuat për barin natyral bëhen përjavë nga 4-5 ndeshje bashkë me moshat. Në fund të ditës do thoni se skemi bashkëpunim me pushtetin lokal , e di pse do thoni kështu ? Sepse NE nuk mbështetëm Z.Duka në zgjedhjet për kryetar të FSHF-së por Z.Fino. Kjo duket qartë që s'na keni qejf , sepse po të shohesh ndeshjen e fundit në Pogradec kuptohen dhe direktivat e ardhura nga lartë... në fund të fundit po shteroni një tifozeri që mbush stadiumin pa asnjë lloj interesi ndaj askujt , përveçse mbeshtet ekipin. Të gjesh një stadium të tejmbushur e plot me ngjyra duhet të kërkosh në arkivat tuaja, ndërkoh që ju po vrisni ëndrrat e tifozëve ... mbase sdo ti vini rëndësi kësaj që kemi shkruar por ejani në Lushnjë dhe shikoni gjëndjen e terreneve dhe stadiumit , njësoj si në vitet pas luftës së dytë botrore , i vetmi stadium në Shqipëri që ska ulëse për tifozët ... prap do thoni që se kemi ne në kopetencë por nqs ju nuk na sulmoni me arbitra e me lënien jashtë vëmendje të Lushnjës mbase sot do kishim tjetër pamje ...
