Klubi i Korabit është bashkuar nismës për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Me një njoftim në rrjetin e tyre social klubi jep detaje për mënyrën e organizimit mbi mbledhjen e ndihmave.
Njoftimi i klubit të Korabit:
Në emër të komunitetit Dibran, sportdashës dhe mbështetës të Klubit të Futbollit “Korabi” kemi ndërmarrë një nismë për të mbledhur ndihma të çdo lloji apo forme në emër të atyre që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore të orëve të fundit!
Jeni të lutur të jepni dhe ju kontributin tuaj sado i vogël të jetë, në këto momente ka rëndësi jetike.
Kontaktoni me ne nëpërmjet mesazheve në inbox por edhe në numrin e telefonit:+355695132611.
Për ndihma nga Peshkopia, Stadiumi i ka dyert e hapura çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00 si edhe nga Tirana ora 09:00-13:00 deri në 18:00-22:00.
