Erzeni nuk ishte në nivelin e duhur sezonin që lamë pas në Kategorinë e Parë. Shijakasit edhe pse ishin në zonën play-off nuk treguan asgjë nga ajo çka pritej, me drejtuesit që deri më tani kanë larguar 9 lojtarë.
Dje me ekipin është ribashkuar mbrojtësi Ermal Vathi, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Erzenin. Duket se pas nëntë largimesh Erzeni po përforcon radhët, duke prezantuar mbrojtësin 27 vjeçar. "Ermal Vathi është përforcimi i rradhës për Erzenin. ️ Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur për një vit. Një përforcim me vlera për repartin e mbrojtjes", shkruajnë shijakasit.

Poll