
Edhe klubi i Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë ka nisur nga puna për të qenë gati për rifillimin e sezonit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhet me dije që janë dizinfektuar ambientet e stadiumit “Jovan Asko”, ndërsa ekipi do të zbresë në fushë për të rinisur përgatitjet.
Në lajmërimin për mediet thuhej: “Klubi i Maliqit përgatitet për rifillimin e kampionatit. Gjatë ditës së djeshme është bërë edhe disinfektimi i ambienteve të stadiumit, teksa skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore në grup, pas ndërprerjes afro 2 mujore, për shkak të pandemisë COVID-19, Ne jemi gati. Para Maliqi!”
Kujtojmë që Kategoria e Dytë është vendosur të rinisë në datën 7 qershor, në të njëjtën ditë me Kategorinë e Parë.