
Hertha e Berlinit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ante Coviç. Me vetëm tre fitore, dy barazime dhe shtatë humbje, Covvic ka mbushur kupën e drejtueve kryeqytetas. Vendimi erdhi pas humbjes së thellë 4-0 në transfertë ndaj Augsburg. Disfata ishte e katërta radhazi, çka solli këtë vendim.
Drejtuesit e Hertha Berlin nuk kanë humbur kohë, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin. Bëhet fjalë për ish yllin e futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann, që ka nënshkruar deri në fundin e sezonit. Ai ka drejtuar më herët Bayern Munchen, kombëtaren gjermane dhe atë të Shteteve të Bashkuara. Në karrierën si futbollist, Klismann ka veshur fanellat e bavarezëve të Bayern, Tottenham, Inter, Monaco etj.
Poll