Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubet drejt privatizimit, lojtarët përjashtohen nga tatimi mbi pagën

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet drejt privatizimit, lojtarët përjashtohen nga tatimi mbi

Qeveria ka hartuar një projektligj që synon formalizimin e sektorit të sportit në Shqipëri. Sipas këtij projektiligji synohet që sportisët të përjashtohen nga tatatimi mbi të ardhurat personale edhe shpërblimet pë një periudhë dy vjeçare. Gjithashtu synohet edhe formalizmi i klubeve sportive dhe deklarimi i vërtetë i pagave për çdo sportistë.

“Synimi i këtij ndryshimi është formalizimi i tregut në industrinë e sportit. Të dhënat disavjeçare tregojnë se pagat dhe shpërblimet e sportistëve, të pasqyruara në listëpagesat e klubeve, nuk reflektojnë realitetin, pasi pagat e pasqyruara shpesh janë minimale. Ky realitet duhet të ndryshojë. Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjykojnë se do të ishte në dobi të formalizimit që, për një periudhë dyvjeçare (2021-2022), të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet e sportistëve të federuar dhe me kontratë, të mos tatohen sipas skemës së tatimit progresiv por të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale” shkruhet në draftin e qeverisë.

Në Kuvend ëshë depozitar edhe projekligj për përmieësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Gjithashtu synohet që klubet shqiptare të mos varen më nga Bashkitë, por të privatizohen.

“Organi shtetëror, që ka në pronësi klubin sportiv dhe/ose që ka në pronësi pasuritë e paluajtshme dhe asete të tjera në funksion të klubit sportiv, i vendos si kontribut në natyrë në kapitalin themeltar të shoqërisë tregtare që do të krijohet. Vendimi për transformimin e klubit sportiv në shoqëri tregtare merret nga ministria përgjegjëse për ekonominë, nëse organi që ushtron të drejtat e pronarit të klubit sportiv është një institucion shtetëror qendror, dhe nga këshilli bashkiak, që ushtron të drejtat e pronarit të klubit sportiv, sipas ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, nëse klubi sportiv është në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Privatizimi i klubeve sportive realizohet nëpërmjet transferimit tek investitorët e interesuar të aksioneve të zotëruara në shoqëritë tregtare nga organet e pushtetit qendror e njësitë e vetëqeverisjes vendore në këto klube sportive”, shkruhet në relacionin që shoqëron Projektligjin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga