
Ylber Ramadani e ka mbyllur me MTK Budapest. Sezonin e ardhshëm do e shohim mesfushorin shqiptar të luajë me Aberdeen në Skoci. Klubi me 119 vite vite histori në futboll ka arritur të sigurojë shërbimet e Ramadanit, pasi hungarezët ranë një kategori më pashë.
Ramadani që mbahet mend për aventurën e tij te Partizani, ja doli të shënojë 2 gola në 30 paraqitjet e tij këtë sezon. Transferimi në Skoci mund t’i vlejë mesfushorit shqiptar, për të vazhduar dhe me kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se ai është është grumbulluar nga trajneri Reja për ndeshjet e qershorit.
Poll