Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klodian DURO në "arrest shtëpie", avokati i tij tregon çfarë ka ndodhur: Nuk e lejuan të takojë vajzën e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Klodian DURO në "arrest shtëpie", avokati i tij tregon

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën 'Arrest në shtëpi" për ish-futbollistin e Kombëtares Klodian duro.

Duro ishte arrestuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, pasi kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ajo banonte në zonën e sih-Bllokut dhe kishte urdhër mbrojtje nga momenti i divorcit me ish-mesfushorin.

Ajo e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.

Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë.

Avokati i Duros ka thënë se ish-mesfushori ka shkuar në datën 21 të takojë vajzën, pasi ajo kishte ditëlindjen.

Sipas tij, ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar ta takojë vajzën.

Avokati Erjon Kullolli thotë që Duro ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga