Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Kjo ishte natë speciale'', Orges SHEHI me laps e letër në dorë: Kemi bërë ecuri të njëjtë me Tiranën, llogaritë bëhen në...

Shkruar nga NEWSPORT
''Kjo ishte natë speciale'', Orges SHEHI me laps e

Kukësi ia doli të fitonte 1-2 në Selman Stërmasi ndaj Tiranës, duke e çuar diferencën në -6 pikë. Trajneri i verilindorëve, Orges Shehi pati një lidhje me video me emisionin ''Pressing'' te Abc news, ku foli pikërisht për këtë 90 minutësh.

"Fitore që na ngroh, na u donte shumë dhe ia arritëm. Pas pandemisë, mendoj se kemi bërë një ecuri të njëjtë, si ne dhe Tirana. Ishte një ecuri paralele, pikët i qajmë për atë që ndodhi para pandemisë. Ky ishte treni jonë i fundit dhe e kapëm.Ne kemi një minikampionat, që është prej katër javësh. Kampionati nuk është më në dorën tonë, por të bëjmë punën tonë dhe t'i fitojmë ndeshjet. Më pas do të bëjmë llogaritë.

Gjici më i qeshur se kurrë? Patjetër që ishte një natë speciale, një nga lojtarët më të mirë mbushi 24 vjeç. Kur fiton, të gjithë janë më të lumtur, nga presidenti deri te punëtori i fushës. Mbrëmje e këndshme.Mendoj që të jenë të lumtur të gjithë aktorët e klubit dhe pjesë të këtij suksesi. Kjo është më e rëndësishmja'' - deklaron Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga