
Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Tiranës duke rihapur kampionatin. Një 3 pikësh që e çon diferencën mes dy klubeve në vetëm -6 pikë, ndërsa te Kukësi shpresojnë deri në fund. Pas kësaj fitore ka folur edhe Safet Gjici për "Supersport" duke komentuar paraqitjen e skuadrës si dhe foli për një premio të Partizanit në derbi pasi këta të fundit do të luajnë ndaj Tiranës.
"Fitore që tregon se aty në krye duhej të ishim ne. Kemi bërë gabime gjatë rrugës, por mendoj se kemi ekipin më të mirë në kampionat. Keqardhja për pikët e lëna në ndeshje të lehta mbetet, por shohim përpara, nuk ka mbaruar ende.
Është një lloj fitoreje morale, pas ndeshjes Bylis-Tirana, që nuk ishte reale, por sot na duheshin edhe pikët. Premio Partizanit në fundjavë? Nuk e di, vendos klubi (qesh)", thekson Safet Gjici.