Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kisha shumë oferta në janar”, Keidi Bare zbulon të ardhmen: Kam një kontratë me Malagan, shpresoj të bëhet diçka në verë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kisha shumë oferta në janar”, Keidi Bare zbulon të

Futbolli spanjoll ashtu si ai në të gjithë Europën është ndalur për shkak të coronavirusit. Në një prononcim nga Malaga për “Fan Zone” foli mesfushori I Kombëtares Keidi Bare. Në fjalën e tij, fieraku u shpreh se ka pasur disa oferta në merkaton e janarit, ndërsa me shumë mundësi mund të largohet nga Malaga.

“Jam një tip që rri në shtëpi dhe pas stërvitjes. Po jemi bërë si kopësht zologjik që rrijnë vetëm të mbyllur. Kjo është një gjë e mirë që rrim të gjithë në shtëpi pasi po dolëm do të vështirësohet akoma më shumë. Kam familjen këtu pranë dhe po e kalojmë bashkë këto ditë të vështira.

Sadiku e kam këtu afër, por nuk na lënë të ikin as me makinë. Flas gjithashtu edhe me Manajn. Nuk e kam lënë asnjëherë stërvitjen dhe kam dal poshtë shtëpisë edhe pse kushtet janë të vështira. Kjo stërvitje të bën mirë dhe shpresoj që kjo gjendje të jetë sa më mië dhe të rikthehemi me ekipin.

E prisja me padurim ftesën me Kombëtaren, por ky virus na ndahu. Më mirë të jemi në shtëpinë tonë që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt”.

Merkato larg Malagas? “Tani për tani kam kontratë me Malagan dhe nuk jam tip që të flas për diçka që nuk është e vërtëtë. Kam pasur disa oferta, por në janar është e vështirë të lëvisësh. Shpresoj të bëhet diçka në verë, por edhe këtu ndihem shumë mirë pasi kam edhe kontratë e njerëzit më duan”, u shpreh Bare.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga