Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kisha ofertë konkrete nga Polonia", Dejvi Bregu zbulon: Teuta zgjedhja e parë në Shqipëri, ja çfarë më bindi

Shkruar nga NEWSPORT
"Kisha ofertë konkrete nga Polonia", Dejvi Bregu zbulon: Teuta


Dejvi Bregu është blerja më e re e Teutës. Sulmuesi vlonjat firmosi pak ditë më parë në Durrës duke vazhduar sërish karrierën e tij në Superligën shqiptare. Në një intervistë për "Sport Time", në Supersport, Bregu zbuloi se kishte një ofertë konkrete nga Polonia e gjithashtu arsyet se përse firmosi me Teutën.

"Mesa di unë ka pasur një ofertë konkrete nga Polonia, por nuk e di pse nuk u realizua. Negociatat janë bërë nga menaxherët e mi dhe unë nuk di shumë detaje".

Teuta? "Dua të sqaroj se Teuta më bindi me projektin e saj dhe dëshirën për të synuar titullin kampion. Që në bisedat e para që pata me drejtuesit e klubit, u binda dhe mund të them se Teuta ishte zgjidhja ime e parë për Shqipërinë, ndaj kur nuk u arrit të transferohesha jashtë, firmosa për ta".

Gjendja fizike? "Sporti ka ulje dhe ngritje, por tani jam mirë fizikisht dhe po stërvitem për të qenë gati për fillimin e sezonit. Shpresoj që të jap më të mirën dhe të ndihmoj Teutën me paraqitjet e mia, ashtu siç do të doja që e gjithë skuadra të ishin protagonistë këtë sezon", tha Bregu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga