
Kina po i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme futbollit, ndërsa klubet e futbollit në këtë vend po harxhojnë miliona euro për të blerë lojtarë dhe trajnerë me emër duke i transferuar në skuadrat përkatëse.
Vendi aziatik po planifikon hapjen e 50 000 shkollave të futbollit deri në vitin 2025.
Kjo është një përpjekjeve për t’u shndërruar në lider botëror i Kinës edhe në futboll, ashtu si në tregti.
Ministria kineze e Arsimit tha me anë të një deklarate se, fillimisht, hapja e 20 000 shkollave ishte planifikuar për deri në vitin 2020, por theksoi se ajo kërkon ta arrijë një synim të tillë që këtë vit.
“Çdo shkollë mund të trajnojë mesatarisht 1 000 nxënës, pra kërkojmë krijimin e të paktën 50 milionë futbollistëve”, deklaroi Wang Dengfeng, zëvendëspresident i Federatës Kineze të Futbollit për gazetën shtetërore ”People’s Daily”.
“Kjo është një rrugë e sigurt për seleksionimin e talenteve. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më një ëndërr”, theksoi ai.
Aktualisht, Kina ka 13 381 shkolla futbolli.
Ngritja e nivelit të futbollit në Kinë ka qenë ambicie e presidentit Xi Jinping.
Sidoqoftë, ekipi kombëtar kinez i futbollit ka pak gjasa për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Rusi 2018.