Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Këtu është mirë, trofeu do ishte perfekt", sulmuesi i Vllaznisë: A do shënoj nesër? S'e di, golat do vijnë

Shkruar nga NEWSPORT
"Këtu është mirë, trofeu do ishte perfekt",

Vllaznia dhe Laçi luajnë nesër në 16:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në  "Loro Boriçi", shkodranët do kërkojnë finalen, teksa përballë kanë një nga skuadrat më në formë në Shqipëri. Para ndeshjes, veç trajnerit Brdaric ka folur edhe sulmuesi Salim Cisse.

Për shtatëlartin që ka disa muaj te Vllaznia, zgjedhja e janarit për të veshur fanellën kuqeblu ka qenë e duhura, ndërsa sipas tij golat do vijnë, duke mos premtuar gol për nesër.

"Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Unë motivohem nga kjo eksperiencë.

Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje. Minutat më motivojnë, sado të jenë ato. Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë.

Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe.

Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë. A do shënoj nesër? Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ai është. Shpresoj të shënoj nëse luaj", tha Salim Cisse.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga