Pavarësisht problemeve ekonomike, Barcelona ka bërë një merkato për tu vlerësuar. Ekipi katalanas ka afruar në ekip yllin brazilian Roque i cili do të jetë nën urdhërat e Xavit në janarin e ardhshëm, Gundogan nga Manchester City dhe mbrojtësin Martinez.
Tashmë Barça po mendon edhe për rinovimet. Spanjollët dhe Marc-Andre ter Stegen kanë nisur tashmë negociatat për rinovimin e portierit, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2025.
Ideja e Menaxhimit Sportiv të Barcelonës është që gjermani të përfundojë karrierën e tij sportive në “Camp Nou”. Ter Stegen aktualisht është 31 vjeç dhe ideja është që ai të rinovojë me klubin e Barçës deri në vitin 2028.
Poll