
Vedat Muriqi mund të largohet nga Fenerbaçe në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar ka bërë një super sezon në Turqi dhe tashmë ka disa oferta në merkato. Mediat turke bëjnë me dije se Tottenham e ka seriozisht për lojtarin dhe e kërkon në skuadër për edicionin e ri.
Skuadra turke kërkon jo më pak se 20 milionë euro për kartonin e tij dhe në garë është futur edhe Lazio e Napoli, por ekipi anglez është më favorit. Fenerbaçe do të pranojë ofertë e parë që plotëson kërkesat e tyre pasi lojtari ka një kontratë deri në 2023 dhe vetëm me miratimin e klubit mund të largohet. Këtë sezon Muriqi ka arritur të shënoi 15 gola në kampionat duke qenë në një formë mjaft të mirë.
Poll