Ansu Fati është një nga talentet e së ardhmes që Barcelona ka në gjirin e saj. Sulmuesi spanjoll shpesh ëhstë përfolur për një largim nga “Camp Nou” për shkak se në drejtim të tij ka disa interesime.
Fati ka “thyer” heshtjen dhe ka reaguar rreth zërave që e lidhin me një largim ga katalanasit. Spanjolli ka theksuar se është shumë i lumtur në “Camp Nou” dhe kërkon të rritet në këtë klub.
“Synimi im është të qëndroj në Barcelonë, të vazhdoj atje pasi jam nën kontratë dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj të rritem te Barça, nuk kam asnjë dyshim”, ka deklaruar Ansu Fati.
20-vjeçari në 51 ndeshje të zhvilluara me Barcelonën ka arrtitur të shënojë 10 gola dhe ka asistuaar në 4 raste, teksa theksojmë se pjesën më të madhe të tyre e ka nisur nga stoli.
Arsenal, Wolverhampton Ëanderers, Newcastle United dhe PSG janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit spanjoll.