
Nabil Fekir do të luajë në një skuadër që kampionatin e vjetshëm e mbylli sezonin e fundit në mesin e renditjes. Francezi sikurse raportojnë mediat transalpine do të pranojë ofertën e Real Betis dhe është autorizuar nga Lyoni të fluturojë për në Spanjë.
Mesfushori ka firmosur një parakontratë me andaluzianët. Vizitat mjekësore 26-vjeçari mund t'i kryejë ditën e hënë. Shifrat e marrëveshjës midis klubeve janë rreth 25 milionë euro. Kujtojmë se Fekir kërkohej nga klubet më të mëdha të Europës, ndërsa tani është pranë firtmës me një skuadër mesatare.
Poll