Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kërkesë publike kryeministrit Rama, BESA kërkon stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkesë publike kryeministrit Rama, BESA kërkon stadiumin

Besa prej shumë sezonesh tanimë luan jashtë Kavajës. Stadiumi i qytetit është në gjendje të mjerueshme, edhe pse skuadra deri në 2015 ishte vendimtare në futbollin shqiptar, duke fituar edhe trofe.

Në një takim të fundit të kryebashkiakëve me kryeministrin Rama, Redjan Krali (kreu i bashkisë Kavajë) i ka kërkuar numrit një të ekzekutivit infrastrukturë sportive. Pjesë e këtij investimi është stadiumi, që ka mbetur në mëshirë të fatit.

Pak kohë më parë disa inxhinierë bënë matje në stadium, por gjithçka ka mbetur me kaq. Në kushte të tilla dhe pa stadium, Besa është e detyruar që edhe sezonin e ri në Kategorinë e Parë që nis në 3 shtator ta luajë jashtë qytetit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga