Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Klubi italian ka vendosur të mos i rinovojë kontratën mbrojtësit të kombëtares shqiptare që tashmë ka nisur të kërkojë një ekip të ri. Mediat spanjolle sot raportuan se edhe Real Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e tij duke parë se do të jetë një afrim pa kosto.
Në Itali bëjnë me dije se Hysaj i është propozuar edhe Milanit në Serie A, por kërkesa e lartë që ka kërkuar shkodrani ka bërë që Milani të heq dorë nga ai. Hysaj ka kërkuar një pagë prej 3 milionë euro në sezon e për këtë arsye kuqezinjtë nuk kanë vazhduar më tej me negociatat.