Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kërkesat e larta të Strakoshës “trembin” dy ekipe të Premier League, Chelsea futet në garë

Shkruar nga NEWSPORT

E ardhmja e Thomas Strakoshës është ende e paqartë. Gardiani është lojtar i lirë pas largimit nga Lazio, ku qëndroi për plot 10 vite. Strakosha dukej shumë pranë Fulham fillimisht, e më pas pranë Neëcastle, por kërkesat e larta ekonomike, kanë bërë që dy klubet të tërhiqen pas.

Chelsea kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe të afrojë portierin kuqezi në klub. Për të arritur te Strakosha, drejtuesit e bluve të Londrës janë gati t’i ofrojnë plot 150 mijë sterlina në javë gardianit kuqezi.

Gjithashtu, Chelsea është gati të heqë dorë edhe nga portieri tjetër spanjoll, Kepa Arrizabalaga. Ky i fundit është nxjerrë në shitje nga klubi londinez dhe sapo të konkretizohet largimi i tij, blutë do të futen “all-in” për Thomas Strakoshën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga