
Mbrëmjen e djeshme, Interi dhe Napoli u përballën në "San Siro" për javën e 18-të të Seria A. Ky takim ka përfunduar me rezultatin 1-0 për zikaltërit, por nuk kanë munguar ngjarjet e rënda. Gjatë gjithë lojës në shkallët e stadiumit u thirrën kore rasciste për Koulibaly, mbrojtësin, i cili në minutat e fundit të ndeshjes është "tradhtuar" nga nervat dhe është ndëshkuar me karton të kuq.
Në këto rrethana, trajneri i të kaltërve, Carlo Ançelotti, është shprehur pas ndeshjes që në rats se diçka e tillë do të përsëritet, atëherë skuadra e tij do të largohet nga fusha, duke ndërprerë ndeshjen. "Herën tjetër do të largohemi nga fusha, nëse diçka e tillë do të përsëritet", është shprehur ndër të tjera italiani.
Mirëpo nuk ka vonuar edhe përgjigja e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që ka thënë se nëse tekniku vepron ashtu siç ka thënë, atëherë ndeshja do të jepet me rezultat në tavolinë. "Nëse skuadra largohet nga fusha, atëherë rezultati negativ do të jepet në tavolinë", është shprehur ndër të tjera Gravina.