Drejtori sportiv I Tiranës, Arbi Laçi është I ftuar në Pressing të moderatorit Gerti Çarçani. Laçi ka theksuar se kampionati nuk është mbyllur ende, ndërsa detyrim janë 6 pikë. Laçi ka theksuar se disa lojtarë kanë rinovuar, ndërsa Muçi do jetë në shitje pasi janë dy oferta serioze nga Belgjika dhe Kroacia. Laçi cek edhe temën e Bathës dhe Ngoo, me mesfushorin që ka rënë dakord për rinovim.
“Për herë të parë marr guximin ta them që Çelhaka, Ismajlgeci dhe Muçi janë dhuratë e imja për klubin ku kam kontribuar për shumë vite. Në fillim nuk më besuan por ja që ia dolëm. Çelhaka dhe Ismajlgeci kanë rinovuar, ndërsa për Muçin kemi dy oferta konkrete nga Belgjika dhe Kroacia, por nuk është as momenti as vendi për t’I thënë termat financiarë.
Kemi besim se do ia dalim për transferimin e tij. Batha ka kontratë 1 vjeçare, kemi rënë dakord për rinovim. Me Ngoo kemi bërë diskutim por nuk jemi ulur për termat konkrete. Kemi shumë kontrata për të rinovuar”, u shpreh Laçi.