Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kemi marrëveshje me një lojtar", Matko DJARMATI: Merkato e hapur deri në fund, kemi pranuar më shumë se 70 mijë euro për Dungën

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi marrëveshje me një lojtar", Matko DJARMATI: Merkato e

Vllaznia do luaj sot në 16:45 me Kastriotin për javën e 16 të Superligës. Para ndeshjes, për Gol pas Goli ka folur edhe drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati. Ai ka theksuar se objektivi është për në Kupat e Europës, ndërsa shuma që kanë pranuar për shitjen e Dunga është më shumë se 70 mijë euro.

"Një këshillë për Muzakën se është i ri, të kënaqet sa më shumë atje sepse këtu jashtë është shumë e vështirë. Merkato ? Kemi marrëveshje me Beji, po presim një letër për lojtarin. Jemi të hapur në merkato deri në ditët e fundit të merkatos. Do tentojmë të afrojmë edhe një lojtar.

Dunga? Kemi marrë maksimumin nga Dunga. Kemi refuzuar ofertën e parë dhe kemi pranuar më shumë se 70 mijë euro për Dungën. Nuk është e saktë që kemi pranuar 70 mijë euro por nuk flas më shumë.

Dje jemi larguar në 8 të mbrëmjes nga festa e ditëlindjes së trajnerit dhe nuk do ndikojë në fushë. Lojtarët që kanë ardhur nuk mund të jenë në formacion, kemi një ekip stabël dhe çdo lojtar që vjen këtu do e ketë të vështirë. Po punojmë jo vetëm këtë sezon, po bëjmë skuadrën e edicionit tjetër.

Euforia? Jemi 15 pikë brenda objektivave dhe Kupat e Europës janë minimale. Nëse vjen çdo gjë mbi këtë, do ishte triumf i madh.

Kundërshtarët? Para një javë luajtëm të premte dhe duhet të presim për ndeshjet nesër sepse nuk e di nëse na favorizon kjo, jemi të qetë. Koha e shiut na ka bërë mirë dhe kemi luajtur shumë ndeshje të mira, këtë gjë do bëjmë edhe sot", tha Djarmati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga