Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kemi 3 mungesa nesër”, Trajneri i Luftëtarit kalon “presionin” te Kukësi: Nuk kemi çfarë të humbasim

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi 3 mungesa nesër”, Trajneri i Luftëtarit kalon

Luftëtari do të luajë ditën e nesërme një sfidë delikate ndaj Kukësit. Gjirokastritët e nisin këtë kampionat në transfertë dhe në konferencën për shtyp trajneri Novi u shpreh se gjendja e skuadrës është e mirë, ndërsa do të kenë 3 mungesa të sigurta. Në fjalën e tij trajneri bluzi e ka kaluar “presionin” te Kukësi pasi sipas tij Lufëtari nuk ka çfarë të humbasi.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e duhur për ndeshjen ndaj Kukësit. E dimë që Kukësi është një nga ekipet më të mira, por ne nuk kemi çfarë të humbasim dhe do të luajmë futboll.

Gjendja e skuadrës është e mirë me përjashtim të 3 lojtarëve që janë të dëmtuar. Kemi zhvilluar dy javë stërvitje dhe gjendja fizike e skuadrës është mjaft mirë. Açka, Isufi dhe Demi nuk do të jenë gati për ndeshjen nesër pasi janë të dëmtuar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga