Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Këmbën e fashuar dhe duke çaluar, Armando Broja shfaqet për herë të parë pas dëmtimit (GJENDJA)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Këmbën e fashuar dhe duke çaluar, Armando Broja shfaqet
Armando Broja pas demtimit

Armando Broja ishte mbrëmjen e djeshme i pafat ndaj Anglisë. Sulmuesi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, por pas 15 minutash pësoi një dëmtim të rëndë.

24-vjeçari po tentonte të kalonte disa kundërshtarë dhe padashje vë keq këmbën në tokë. Gjë e cila solli edhe dëmtimin e tij në kavilje. Dëmtimi duket shumë serioz, me Brojën që shpërtheu në të qara dhe më pas u desht edhe barrela për të dalë nga fusha e lojës.

Ndërkohë pas ndeshjes, Broja është parë duke çaluar, ndërsa ece i mbështetur te mjekët e skuadrës. Këmba e tij e fashur, teksa dukshëm shfaqet mërzitja në fytyrën e tij.

Futbollisti pritet që në ditët në vazhdim do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe gjendjen e tij. Gjithashtu edhe kohën se sa i duhet për rikuperimin.

Siç dihet sulmuesi nuk po kalon një moment aspak të mirë në karrierën e tij futbollistike, ku i ndikuar edhe nga dëmtimet nuk ka mundur të gjejë formën e duhur dhe të jetë protagonist në fushën e lojës.

Shpresojmë shumë që Broja të rikuperohet shpejt dhe të jetë gati sa më parë për Burnley dhe Kombëtaren shqiptare.

© credit Mantho Prokopi

Poll

Lexo gjithashtu