
Keidi Bare është ndër lojtarët më të vlerësuar të Espanyol. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u bashkua me katalanasit fillimin e këtij sezoni, teksa Espanyol i është përgjigjur negativisht çdo oferte. Klubi i Secunda Division në Spanjë kërkon 10 milion euro për shërbimet e shqiptarit, aq saç është edhe vlera e kartonit të tij.
Bare la Malagan për t'u bashkuar me ekipin e ri, që është ndër pretendentët kryesor për ngjitjen në elitë. Edhe pse paga e mesfushorit është 500 mijë euro në sezon, një ndër më të ulëtat te Espanyol, interesi për shqiptarin mund të bëjë që palët të shohin kushtet e kontratës. Parma nga Serie A dhe skuadra të tjera kanë shfaqur interes për 23 vjeçarin.
Poll