Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Katër kartona të kuq në një ndeshje, FSHF-ja bën sehir në 'spektaklin' e Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT

Gramshi-Valbona ishte një nga ndeshjet e Kategorisë së Dytë e luajtur pak ditë më parë. Ndeshja u mbyll më fitoren minimale 1-0 në favor të skuadrës vendase, ndërsa në fund të takimit nuk ka munguar as tensioni.

Nga faqja zyrtare e FSHF-së duket qartë që janë ndëshkuar 4 lojtarë të Valbonës dhe zyrtari I klubit, me kartona të kuq e kjo ka ndodhur pasi ndeshja kishte përfunduar.

Shehu, Hajdari, Balliu, Spaho dhe zyrtari i Valbonës janë dënuar me kartona të kuq, ndërsa Disiplina nuk ka marrë asnjë vendim për këtë incident, por ka dënuar vetëm zyrtarin Hysenaj me dy ndeshje për protesta.

Për këtë sherr të ndodhur, FSHF-ja ka bërë sehir duke mos dënuar asnjë prej fajtorëve, por ka vendosur të pezullojë vetëm zyrtarin e Valbonës, Mustaf Hysenaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga