
Laci
Është fakt se Laçi ka shërbyer si një “strehë” për futbollistët brazilianë në të shkuarën, “traditë” që vazhdon të ruajë edhe këtë sezon. Transferimi më i ri është pikërisht një brazilian. Ai vjen nga klubi i Lushnjes, ndërsa më parë kë djerësitur edhe fanellën e Elbasanit, fjala është për Willie Jerryson.
22-vjeçari ka si pozicion natyral sulmuesi i djathtë. “KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Willie Jerryson. 22-vjeçari Jerryson luan si sulmues dhe më parë ka qenë pjesë e Lushnjes dhe Elbasanit.
KF Laçi i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën bardhezi lojtarit që i është bashkuar skuadrës sonë!”, shkruhet në njoftimiun e klubit laçian.
View this post on Instagram
Poll