Kukësi ka bërë para pak minutash një tjetër transferim. Verilindorët kanë prezantuar një mbrojtës brazilian.
Gabriel Schepanski ëstë tashmë zyrtarisht futbollisti më i ri i kuksianëve. Klubi i uron sa më shumë suksese me fanellën e tyre, me 22-vjeçarin që është vëmë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.
“WELCOME GABRIEL SCHEPANSKI
Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi gjermano-brazilian Gabriel Schepanski është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Mbrojtësi 22-vjeçar ka një eksperiencë të pasur në Europë e Brazil dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e stafit teknik. Schepanski do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e kësaj fundjave”, shkruan klubi.
Siç thuhet edhe në njoftim mbrojtësi do të jetë i gatshëm të luajë që në sfidën e radhës në kampionat. Kukësi do të përballet me Kastriotin në transfertë ditën e shtunë duke filluar që nga ora 13:30.
View this post on Instagram
