
Kukësi përveç largimeve dhe afrimeve po punon edhe me “blindimin” e lojtarëve kyç të skuadrës. Kështu drejtuesit kanë arritur të rinovojnë kontratën me Redon Danaj.
Palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 2.5 sezone të tjera, me lojtarin që do të vazhdojë të jetë pjesë e verilindorëve deri në vitin 2027. Mesfushori në këtë sezon është një lider te Kukësi, ku ka luajtur në 11 ndeshje.
“REDON DANAJ ✍????????
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Redon Danaj, për të rinovuar kontratën edhe për 2.5 sezone të tjera!
Në këtë mënyrë, Danaj do të vazhdojë bashkëpunimin me Kukësin deri në verën e vitit 2027.
I afruar këtë sezon në skuadër, Danaj ka qenë një futbollistët më të rëndësishëm në ekip, duke bindur stafin për rinovimin e kontratës”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram