Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ka fituar titullin në Superiore, Lushnja firmos për 1.5 vite me 25-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar titullin  në Superiore, Lushnja firmos për 1.5 vite
Erald Hyseni

Lushnja ka zyrtarizuar ditën e sotme Erald Hysenin. Ky i fundit ka mbyllur aventurën e tij 6 mujore te Rahoveci dhe tashmë rikthehet në Kategorinë e Parë.

Lushnjarët e kanë prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociake, ndërsa palët kanë firmosur mes tyre kontratë 1.5 vjeçare. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Lushnjen, që shtojnë “forcat” në mesfushë.

“????Zyrtare!

Mirësevjen në familjen tone????????

@eraldhyseni10 ????????

✍????K.F.Lushnja njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin  25 vjeçarin Erald Hyseni . Eraldi ka firmosur kontratën për pjesën e mbetur të sezonit dhe për sezonin 2025-2026!  Eraldi i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore! “, ka shkruar klubi lushnjar.

Vlen të theksohet se Hyseni në të kaluarën ka luajtur me Tomorin, Luftëtarin, Besën, Skënderbeun, Egnatian dhe Rahovecin. Me Rrogozhinasit ka fituar titullin kampion, ndërsa me Skënderbeun ka fituar titullin e Kategorisë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga