Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZI në familjen e futbollistit Freddy Alvarez pas vdekjes të së bijës, edhe klubi i Skënderbeut i shpreh ngushëllimet e sinqerta (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
ZI në familjen e futbollistit Freddy Alvarez pas vdekjes të së
Freddy Alvarez

Sulmuesi i Tiranës, Freddy Alvarez po përjeton një dhimbje të thellë në jetë, kjo pasi mëngjesin e sotëm ai mori lajmin se vajza e vogël e tij ka ndërruar jetë.

E mitura dyshohet se ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga krevati nga ku ka marrë dhe lëndimet të cilat, pavarësisht ndihmës dhe kujdesit të mjekëve ajo nuk mundi dot të jetojë. Një lajm i dhimbshëm i cili ka prekur zemrat e të gjithëve.

Ndërsa për dhimbjen e madhe e cila kapluar familjen e futbollstit bardheblu, ka reaguar edhe ekipi i Skënderbeut i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Freddy Alvarez dhe familjarët e tij si dhe klubin e Tiranës.

“KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Freddy Alvarez, familjarët dhe KF Tirana, për humbjen tragjike të vajzës së tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar në postim klubi i Skënderbeut.  

Poll

Lexo gjithashtu