
Skënderbeu dhe Laçi do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 5-të të Kategorisë së Parë. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë duel.
Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Erind Burgu dhe Aurel Topi. Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt është emëruar, Erald Demiraj.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Lata do të vijnë Orlando Kuka dhe asistenti i tij që do të jetë, Olsion Yzeiraj.
Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Aurel Topi
Arbitër i 4: Erald Demiraj
Var: Orlando Kuka
Avar: Olsion Yzeiraj