Skënderbeu ka fituar në transfertë përballë Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”, përfundoi 2-3.
Ishin fierakët që kaluan të parët në avantazh me anë të Trifonit në minutën e 15-të. Por korçarët përmbysën gjithçka me Nasr dhe Musa, në minutën e 19’ dhe 21’. Ndërkohë që në të 25-tën, Apolonia riktheu baraspeshën me Topin.
Për golin e 5-të të sfidës, i cili rezultoi i fitores për Skënderbeun, mendoi përsëri Nasr. Sulmuesi egjiptian plotësoi dopietën personale në minutën e 55-të, duke i dhënë fitoren të tijëve.
Kështu, Skënderbeu “blindon” vendin e parë me 28 pikë, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt, Laçi. Në krahun tjetër, me 13 pikë të grumbulluara, Apolonia mban vendin e 7-të.
GOLAT:
Goli i Trifonit (Apolonia 1-0 Skënderbeu)
Goli i Nasr (Apolonia 1-1 Skënderbeu)
Goli i Musa (Apolonia 1-2 Skënderbeu)
Goli i Topit (Apolonia 2-2 Skënderbeu)
Goli i Nasr (Apolonia 2-3 Skënderbeu)
