Emanuel Yori dhe Akibu Ademola janë futbollistët më të rinj të Erzenit. Shijakasit arrijnë të kryejnë dy transferime në limit të merkatos dhe gjithashtu arrijnë të federojnë lojtarët para ndeshjes me Flamurtarin.
I pari vjen nga Argjentina dhe luan si qendërmbrojtës. 19-vjeçari më parë ka qenë pjesë e klubeve në vendlindje si Penarol e San Martin. Ndërsa, Ademola është një emër i njohur për futbollin shqiptar teksa ka qenë pjesë e Bylisit. Sulmuesi luajti vitin e fundit me ekipin U21 ku shënoi 5 gola, ndërsa me ekipin e parë shënoi 1 në 4 sfida.
Erzeni përballet me vlonjatët sot në orën 17:00 në ‘Tofik Jashari’ e para ndeshje pas 2 vitesh në shtëpi. Lojtarët janë në disponim të trajnerit Bespalla, por nuk pritet të jenë titullarë.