Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu mban "shënimet" e fundit përballë Kastriotit, Laçi-Pogradeci "kapen" për vendin e dytë! Shanse reale dhe për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu mban "shënimet" e fundit përballë
Kategoria e Parë

Llogaritë e Kategorisë së Parë kanë arritur në kulmin e tyre, pasi në javën e 31-të do të luhen 6 ndeshje të planifikuara të gjitha për t’u luajtur të dielën.

Skënderbeu kryesues pret Kastriotin në Korçë, teksa paralelisht Laçi ndjekës do të luajë po në shtëpi sfidën direkte me Pogradecin. Korçarët janë një fitore larg ngjitjes në elitë për sezonin e ardhshëm, por ata mund të favorizohen edhe nga një rezultat fitimprurës nga përplasja mes vendit të dytë dhe të tretë.

Në anën tjetër, Pogradeci, skuadra më në formë në kampionat në 9 javët e fundit, do tentojë t'i marrë kurbinasve vendin e dytë që i çon automatikisht në Superiore, pa u “sforcuar” në fazën e play-off, edhe pse parashikohet një duel shumë i vështirë për të dyja këto skuadra.

Edhe në vendet e fundit të renditjes ekziston një garë e ethshme, pasi janë plot 4 skuadra që do të konkurrojnë deri në fund për t’i shpëtuar rënies.  2 pikë është distanca mes vendit të 9-të (Kukësit) dhe të 12-të (Luftëtarit), ndaj dhe llogaritë në fundin e tabelës mund të marrin një tjetër kthesë të nesërmen.

Dy javët e mbetura do të jenë thjesht formalitet, pasi verdiktet e kësaj fundjave do të përcaktojnë se kush do të dalë më i fituari dhe kush do ta mbajë faturën e dështimit.

Poll

Lexo gjithashtu