Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu “blindon” kreun pas javës së 5-të, “ngecin” Kukësi e Luftëtari (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu “blindon” kreun pas javës së 5-të,
Kategoria e pare

Kategoria e parë ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit. Pas kësaj jave, Skënderbeu vazhdon të kryesorë renditjen me 13 pikë. korçarët mposhtën në duelin direkt për kreun skuadrën e Laçit, me kurbinasit që ndjekin me 9 pikë.

Me nga 8 pikë vijnë Apolonia, POgradeci dhe Burreli. Fierakët barazuan me Korabin, ndërsa pogradecarët fituan me Kukësin dhe matjanët u ndalën në barazim nga Kastrioti.

Iliria merr fitoren e dytë resht dhe ngjitet në klasifkim. Aktualisht mbajnë vendin e 6-të me 7 pikë, ndërsa Lushnja i ndjek me 5 pikë. Lushnjarët kanë barazuar në 5 sfida, teksa me nga 4 pikë ndodhen Korabi në vendin e 9-të dhe Kukësi në vendin e 10-të. 2 pozicionet e fundit mbahen nga Besa dhe Kastrioti me nga 3 pikë.

Skënderbeu “blindon” kreun pas javës së 5-të,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu